Në kuadër të projektit “Minoriteti Maqedonas në Pustec, trashëgimi brez pas brezi”, i zbatuar nga Qendra Kazus dhe mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, çelim ekspozitën fotografike të fotografit Roland Beqiraj.

Çdo fotografi përcjell artistikisht jetën e përditshme të komunitetit maqedonas: portrete që i ka shënjuar tradita e veçantë dhe kultura e larmishme, rituale unikë, peizazhe dhe copëza natyre, që flasin dhe frymojnë përmes ngjyrave dhe kontrasteve, ekzistencën shekullore.

Ekspozita vjen si narrativë e sinqertë dhe pa filtra e asaj që Prespa ruan në thellēsi tē zemrēs, njē pasuri që dēshmon identitet, vlera dhe vendosmërinë për vazhdimēsi.